Ndertimi dhe mirembajtja e kartelave

Përpunimi i axhendës personale të punonjësve. Administrimi i punonjësve të rinj:

  • Përgatitja e Kontratave të Punës sipas Kodit të Punës në fuqi;
  • Përgatitja e akteve shtesë për kontratat e punës dhe paraqitja e tyre pranë autoriteteve përkatëse;
  • Regjistrim për qëllime të sigurimeve publike dhe sociale dhe shëndetësore;
  • Regjistrimi në zyrën e punës;
  • Përgatitja e aplikimeve personale për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore publike (plotësimi i librezave të punës, të sigurimeve, shëndetësore etj)

Administrimi i largimit së punonjësve:

  • Përgatitja e Letrës për Largimin nga Puna te Punonjësve, si dhe akteve te tjera proceduriale ne lidhje me njoftimet per mbarevajtjen e personelit, në përputhje me Kodin Lokal të Punës në fuqi;
  • Përgatitja e çregjistrimit nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore publike;
  • Përgatitja e aplikimeve personale për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore publike (plotësimi i librezave të punës, të sigurimeve, shëndetësore etj)