“Unë nuk jam një maniak kontrolli, por gjithmonë duhet të di se çfarë po ndodh vërtet në biznesin tim.”
Ne bëjmë një zhytje të thellë në numrat tuaj, duke kombinuar të dhënat tuaja financiare dhe operacionale, për të gjetur sekretet e asaj që po ndodh brenda biznesit tuaj. Zbuloni se ku mund të fshihen mundësitë, si dhe ato gjera që po ju mbajnë ne vend numëro. Mendoni për menaxhimin e informacionit si një kontroll shëndetësor në kohë reale për biznesin tuaj.
Çfarë duhet të dini
Ku po fitoni dhe humbni më shumë para? Cilët janë klientët ose furnitorët tuaj më të rëndësishëm? A po e optimizoni personelin? Sa shpejt po e konsumoni kesh-in e kompanise suaj? Ne detajojmë cdo gjë.
Ndërtuar rreth nevojave tuaja
Financierët tanë, marrin kohën e duhur për të njohur biznesin tuaj dhe çfarë është e rëndësishme për ju. Më pas, ne ju ndërtojmë një tabelë dixhitale unike të përshtatur për ju, që tregon gjithçka që duhet të dini.
Dizenjuar të përshtatet
Ne e kuptojmë që juve nuk ju pëlqen qe funksionimi i biznesit tuaj të ndërpritet, kështu që ne punojmë brenda parametrave tuaj, duke përdorur çfarëdo informacioni dhe të dhënash që ju keni për të siguruar një pamje të plotë. Kjo nuk ka për qëllim t’ju detyrojë të ndryshoni mënyrën si i bëni gjërat, por për t’u siguruar që gjithçka i përshtatet biznesit tuaj si një dorezë.
Duke ju lënë të përqëndroheni
Hartimi i informacionit për menaxhimin e shoqërisë nuk është një përdorim i mirë i kohës suaj si drejtues biznesi. Ne kujdesemi për të hartuar rrjedhen e informacionit dhe menyrene e paraqitjes se tij, kështu që ju të mund të bëni punën e vlerësimit te tij si dhe të veproni – merrni vendime mbi të.