BORDERO
"Unë nuk kam kohën e mjaftueshme për të llogaritur korrekt pagat në biznesin tim. Nuk mund ta përballoj koston e llogaritjes gabim të ndalesave të sigurimeve shoqërore e shëndetësore dhe tatimit mbi të ardhurat".
Pagesa në kohë e stafit tuaj si dhe e kontributeve të Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore është një DETYRIM. Por, lista e pagave po bëhet gjithmonë e më shumë komplekse në llogaritjet e saj. Për t'ju hequr këtë barrë, shërbimi ynë i pagave të menaxhuara plotësisht mund të kujdeset për gjithçka. Dhe ne nënkuptojmë gjithçka:
Ofrimi i mbështetjes
Qoftë në suportin që ju mund të kërkoni në lidhje me llogaritjet e shtesave orare, shpërblimeve etj, për Sigurimet Shoqërore e Shëndetësore, qoftë në llogaritjen e pagave sipas kërkesave të ndërkombetarëve, ne mund t'ju ndihmojmë.
Eleminimi i riskut
Ju duhet të menaxhoni riskun sot dhe në të ardhmen. Ekipi dhe funksioni ynë i pagave siguron mbështetje lider sot në industrinë tuaj, si dhe mbështetje të padiskutimtë për çdo ndryshim të ardhshëm.
Sigurimi i pajtueshmërisë
A jeni te shqetësuar nëse lista e pagës tuaj i përmbush obligimet për pajtueshmëri ligjore? Ekipi ynë i çertifikuar ju jep siguri jo vetëm për përmbushje të obligimeve ligjore në llogaritjen e pagave dhe ndalesave, por dhe përmbushje të obligimeve ligjore në lidhje me qeverisjen e punëmarrësve, sigurimin e tyre në punë etj.
Kontroll i vazhdueshëm
Personel i sëmurë, pushimi vjetor dhe pune jashtë orarit janë konsiderata të vazhdueshme. Ne do t'ju japim besimin të dini se ajo që po u paguani atyre është e saktë çdo muaj.
Duke u bërë pjesë e juaja
Duke u integruar me sistemet tuaja ekzistuese, shërbimi ynë bëhet një zgjerim i thjeshtë i biznesit tuaj. Gjithmonë i mbështetur nga teknologjia e duhur.