Çfarë do të mësojmë gjatë këtij kursi?

Të tëra shitjet dhe blerjet që zhvillohen në botë, duhet që të regjistrohen dhe të kontabilizohen, si nga blerësi ashtu dhe nga shitësi. Ky është një këndvështrim i mahnitshëm, për aq kohë sa miliona e miliona transaksione (veprime shitje-blerje) ndodhin vetëm në një ditë. Kontabilistët udhëzojne që këto veprime te regjistrohen ashtu siç duhet dhe se informacioni i këtyre transaksioneve të organizohet në një mënyrë të arsyeshme.

Diagrama e paraqitur në këtë mini prezantim dhe të cilën po e quajmë MASTER-PLAN tregon në mënyrë skematike tërë proçesin që ndiqet që nga momenti i lindjes së transaksionit e deri në ndërtimin e pasqyrave financiare. Aty tregohet se si transaksionet individuale regjistrohen, dhe se si ne mund të organizojmë dhe të përmbledhim informacionin kyç të transaksioneve, në mënyrë që në fund të një periudhe të ndërtojmë pasqyra financiare të afta për të na treguar diçka të dobishme për performancën e biznesit gjatë periudhës në fjalë.

Qëllimi i këtij kursi është kuptimi dhe zbatimi praktik i tërë proçeseve të MASTER-PLANIT, përmes programit financiar F5, në mënyrë që në fund të tij, JU të jeni të aftë jo vetëm për të krijuar dhe mbajtur kontabilitetin e një entiteti biznesi të mesëm, por dhe të ndërtoni Pasqyrat e tij Financiare.