Si mund të ketë një person njohuri praktike pa punuar ndonjëherë?
Në këtë epokë të konkurrencës ekstreme, gjetja e një pune të mirë është një nga detyrat më të vështira. Për të gjetur një punë të mirë, një person duhet të ketë njohuri teorike dhe praktike.
Tani, mund të pyesni veten se, si mund të gjejë një person njohuri praktike pa bërë punën?
Praktika dhe Trajnimi janë dy programet përmes të cilave një person mund të fitojë njohuri me përvojë.
Internship – Praktika
Origjina e fjalës ‘Internship’ vjen nga fusha e mjekësisë dhe i referohet periudhës së praktikës në spital që çdo mjek i ri duhet të kalojë, në mënyrë që të përfundojë kualifikimin e tij si mjek.
Sot ‘internship’ përdoret gjerësisht dhe i referohet periudhës së kohës gjatë së cilës dikush punon për një kompani ose organizatë në mënyrë që të marrë eksperiencë për një lloj të caktuar pune.
Ato zakonisht ndërmerren nga studentë dhe të diplomuar që kërkojnë të fitojnë aftësi dhe përvojë përkatëse në një fushë të veçantë. Punëdhënësit përfitojnë nga këto ‘gjetje vendi pune’ sepse ata shpesh rekrutojnë punonjës nga praktikantët e tyre më të mirë, të cilët kanë aftësi tashmë të njohura, duke kursyer kështu kohë dhe para në planin afatgjatë
Praktika për karrierë profesionale është e ngjashme në disa mënyra, por jo aq e rreptë sa praktika profesionale, dhe praktika për vende vakante. Mungesa e standardizimit dhe mbikëqyrjes e lë termin “internship – praktikë praktike” të hapur për interpretim të gjerë. Praktikantët mund të jenë studentë të shkollave të mesme, studentë të kolegjit dhe universitetit, ose të diplomuar pasuniversitar. Këto pozicione mund të jenë të pagusehme ose jo dhe janë të përkohshme.
Intershipet – praktika për karrierë – zakonisht organizohen nga palë të treta ( rasti i praktikave studentore, ku është universiteti ai që bën ndërmjetësimin e studentëve nëpër kompani) që rekrutojnë praktikantë në emër të grupeve të industrisë. Rregullat ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin, në lidhje me atë se kur praktikantët duhet të shihen si të punësuar.
Specifikisht, një internship konsiston në shkëmbimin e shërbimeve me përvojën ndërmjet praktikantit dhe organizatës. Internshipet përdoren për të përcaktuar nëse praktikanti ka apo jo ende interes në atë fushë të caktuar pas eksperiencës ‘në jetën e vërtetë’. Për më tepër, një praktikë mund të përdoret për të krijuar një rrjet profesional që mund të ndihmojë me rekomandime ose të çojë në mundësi të ardhshme punësimi. Dobia e marrjes së një praktikanti në punë me kohë të plotë është se ata tashmë janë njohur me kompaninë, pozicionin e tyre, dhe ata zakonisht kanë nevojë për pak trajnime.
Praktikat – Internshipet, egzistojnë në shumë ambjente dhe industri. Ato mund të jenë të pagueshme, të papagueshme ose pjesërisht të pagueshme. Inernshipet mund të jenë me kohë të plotë ose me kohë të pjesshme, dhe zakonisht janë fleksibël sipas orareve të studentëve. Një internship tipik zgjat nga një në katër muaj, por mund të jetë më i gjatë ose më i shkurtër, në varësi kjo të organizatës që e ndërmerr.
Përkufizimi i praktikës
Një praktikë është një lloj trajnimi në të cilin studentët e kolegjit dhe universitetit marrin përvojën praktike të një profesioni në vendin e punës. Eshtë një teknikë në të cilën marrin pjesë studentët universitar, ku trajnimi jepet për rritjen e njohurive, vetëbesimit, performancës dhe aftësive të tyre.
Qëllimi kryesor i një trajnimi të tillë është të aftësojë studentët të zbatojnë njohuritë e tyre teorike në situata të jetës reale të punës dhe të mësojnë etikën e vendit të punës. Rregullat dhe rregulloret e kompanisë nuk zbatohen për praktikantët. Eshtë një marrëveshje midis kolegjit ose institutit dhe organizatës për të siguruar njohuri praktike për studentët në lidhje me botën e vërtetë dhe vendin e punës.
Trajnimi
Përfitimet e trajnimit
- Ndërton vetëbesimin e punonjësve.
- Rrit performancën dhe produktivitetin e punonjësve.
- Përmirëson moralin e punonjësve.
- Fitueshmëria e rritur.
- Siguron kënaqësi midis punëtorëve.
- Shanset e promovimit.
- Përfitimet e praktikës
- Ndërton vetëbesim të praktikantëve.
- Fiton njohuri praktike.
- Përmirëson etikën e vendit të punës të praktikantit.
- Përmirëson aftësitë.
- Përmirëson cilësinë e tyre të performancës.
- Përmirëson aftësitë e tyre të komunikimit.
Përkufizimi i Trajnimit
Trajnimi është një program i organizuar nga shumica e kompanive për përmirësimin e cilësive, aftësive, njohurive dhe aftësisë së punonjësve për kryerjen e një pune të caktuar. Qëllimi kryesor i trajnimit është të bëjë një ndryshim në sjelljen e punonjësve për të performuar më mirë.
Ajo u jepet kryesisht punonjësve ekzistues dhe të ardhshëm të organizatës për rritjen e performancës dhe produktivitetit të tyre. Pas përfundimit të trajnimit, punonjësit e mundshëm marrin qëndrim të përhershëm në kompani ndërsa punonjësit ekzistues promovohen për punën e tyre të mirë. Me fjalë të tjera, organizata teston të trajnuarit, nëse një punonjës i caktuar duhet të mbahet ose jo.
Eshtë një mënyrë e shkëlqyeshme për të fituar një përvojë pune dhe njohuri praktike njëkohësisht.
Një trajnim i brendshem është ai që zhvillohet në industri ose kompani, ku mësohet diçka që ndodh në botën e vërtetë. Më tej, një trajnim i ndërmarrë nga vetë ndërmarrja ose nga një institut në pronësi të kompanisë quhet trajnim industrial.
Përfundim
Pas diskutimit të mësipërm, mund të themi se trajnimi si dhe praktika; të dyja janë të rëndësishme për një person. Ndërsa praktika jep zbatimin praktik të njohurive teorike, trajnimi i duhur ndihmon në përmirësimin e performancës së punonjësit dhe ndihmon organizatën të gjykojë nëse punonjësi është i aftë për punën apo jo.
Dallimi i madh është se të trajnuarit janë punonjës ndërsa praktikantët janë studentë dhe jo punonjës të kompanisë, dhe kjo është arsyeja pse rregullat dhe rregulloret e kompanisë nuk zbatohen për ta.